Abrashi: Dardania do të ketë më shumë parkingje e gjelbërim

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 13:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, vizitoi lagjen “Dardania”.

Abrashi ka theksuar se ka plan konkret për këtë lagje duke filluar nga menaxhimi i mbeturinave, duke premtuar se këtë lagje do ta shndërrojnë në “Dardani të re”, raporton Ekonomia Online.

Banorët e lagjes i kanë shprehur Abrashit pakënaqësinë e tyre me mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe trajtimin e mbeturinave.

Abrashi ka thënë se në Prishtinë do të aplikohet një model nga një komunë e Kosovës, e cila ka gjetur zgjidhje për trajtimin e mbeturinave me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë.

Ai ka thënë se në një ditë të veçantë do të prezantohet i gjithë projekti për pastrimin, grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave në kryeqytet.

“Duhet të bëhet një vizitë emergjente ku ideja themelore është një plan konkret për deponi të mbeturinave si dhe të angazhohen ekipe të veçanta pastrimi”.

Abrashi po ashtu dha premtime se do ta rregullojë kanalizimin e kurrizit. Ai shtoi se do të ndërtojnë mini-tregje në çdo lagje, përfshirë edhe “Dardaninë”.

Për nevojat e kësaj lagjeje Abrashi ka thënë se do të ndërtohet një treg i vogël, ku përparësi do të kenë prodhimet vendore, ndërsa për fëmijët e kësaj zone do të ndërtohen kënde lojërash.

“Do të ketë një treg të vogël në këtë lagje pasi ka qenë kërkesë e tregtareve, parkingje të reja, gjelbërim më shumë, staza vrapimi”, tha ai.

Ai është zotuar për rregullimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve në “Dardani” dhe lagjet tjera të Prishtinë, në mënyrë që të krijohet mobilitet më i lehtë për qytetarët.

Të ngjashme