Ahmeti: Demaçi, simbol i vetëmohimit

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 12:22 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Adem Demaçi ishte simbol i vetëmohimit.

Pas homazheve në hollin e Kuvendit, Ahmeti tha se i përulen veprës së Demaçit, duke i quajtur të rralla për kombin shqiptar.

“Veprat si te bacës Adem, janë të rralla për kombin tonë, prandaj sot përulemi para veprës së bacës Adem”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti ka premtuar se do të konsultohet me shoqatën e të burgosurve që t’ia vënë emrin e tij një sheshi në Prishtinë, për ta kujtuar gjeneratat e tashme dhe të ardhshme.

“Unë si kryetar komune shumë shpejt do te mblidhemi me shoqatën e te burgosurve që t’i vëmë emrin e merituar me një shesh, që do ta përkujtojmë, jo vetëm ne, por edhe gjeneratat e reja”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme