Ahmeti: Menaxhimi i mbeturinave prioriteti numër një në mandatin e dytë

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 14:03 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka vazhduar prezantimin e plan-programit të tij.

Këtë herë ai u fokusua në menaxhimin e mbeturinave në komunën e Prishtinës. Menaxhimin e mbeturinave ai e quajti prioritetin numër një për mandatin e dytë qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se me rregulloren e re që kanë hartuar në bashkëpunim me GIZ do të ndryshojë mënyra e menaxhimit të mbeturinave.

“Sot këtu para jush  prezantoj prioritetin numër një të mandatit tim të dytë veçanërisht në vitin 2018. Ajo ka të bëj me Prishtinën qytet të pastër. Tashmë besoj e dini se qe disa muaj kemi pasur problem me kompaninë Pastrimi problem të cilat kanë qenë të natyrës politike për shkak të angazhimit politik të drejtorit të tanishëm të Pastrimit mirëpo poashtu sot jam i lumtur që mund të shpjegoj se prej janarit të vitit të ardhshëm komuna e Prishtinë do të filloj të zbathet rregulloren e re që  e kemi punuar tashmë një vit e gjysmë me GIZ-in”.

Sipas Ahmetit nga viti 2018 komuna do të jetë ajo që do të bëj inkasimin e pagesës për menaxhimin e mbeturinave.

Përveç rregullores se re Ahmeti bëri të ditur se për vitin 2018 ka në plan shtimin e kontejnerëve në çdo lagje si dhe krijimin e një deponie e cila do të merret me menaxhimin e mbeturinave interes.

“Kjo rregullore parasheh që të kemi  një reformë të plotë të mbledhjes së mbeturinave. Duke filluar nga janari ne synojmë që të fillojmë pagesat e mbeturinave në komunë dhe jo më te kompania pastrimi sepse është vërtetuar edhe në disa komuna të tjera por e kemi edhe me ligjin e ri të mbeturinave sqë faturat duhet të paguhen në komunë dhe kjo ka funksionuar tepër mirë në disa komuna kur është paguar përmes tatimit në prone”.

“Pra në katër vjetarin e ardhshëm Prishtina do të jetë  e pastër mbeturinat do të mblidhen me kohë, shpejtë dhe në mënyrë efikase dhe poashtu do të fillojmë periudhën e riciklimit të mbeturinave. Nuk do të ketë më problem politike. Për punëtorët e pastrimit sepse dikush ju ka thënë se në momentin që ne ndërrojmë nuk do të jenë më të nevojshëm kjo është e pavërtetë dhe po bëhet për arsye politike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme