Ahmeti premton 1.5 milion euro në vit për bujqit e Prishtinës

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 13:31 | Nga

Komuna e Prishtinës, 90 për qind të sipërfaqes së vet e ka zonë rurale. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë gjatë 4 viteve të kaluara e kanë krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, në mënyrë që të mund t’iu ndihmojnë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve.

Sot, Ahmeti vizitoi disa nga serat ku shihet rezultati konkret i ndihmës së Komunës ndaj bujqve, me qëllim që të rritet sa më shumë prodhimi dhe cilësia e prodhimeve tona.

“Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato”.

“Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe Agjencinë Zhvillimore Austriake (ADA), për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë”, tha Ahmeti.

“Me këta hapa konkretë, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme