Albin Kurti lë banesën 60 metra katror, vendoset në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar vendbanim ditëve të fundit.

Kurti i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit, tashmë ka vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës.

Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Kanal 10 ka thënë se Kurti vendbanimin e ka ndërruar për shkaqe sigurie.

Kryeministri Kurti më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme