Albin Kurtit nuk i mjafton posti i kryeministrit për të kryer punë, do të dëshironte të ishte kryeprokuror

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 23:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të buxhetit në qytetin e Pejës sikur e ka pranuar se në detyrën që e ka marrë qe dy vjet nuk po mund të bëjë punë të mëdha. Ai ka thënë se ndoshta më e rëndësishme do të ishte sikur të bëhej kryeprokuror.

Kryetari i Vetëvendosjes, e cila parti fitoi 51 për qind në zgjedhjet e fundit parlamentare, të 14 shkurtit 2022, dhe tashmë ka në dorë të tri funksionet kryesore të shtetit, dhe shumicë absolute në Kuvend, mendon se “për të ecur përpara” duhet të funksionojnë edhe prokuroria edhe gjyqësia.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror”.

“Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai tha munden t’i vonojnë, por sipas tij, edhe këtë pengesë do t’ia dalin.

“Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ia dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme