Aliu: Jemi të përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosim mekanizma të qartë

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se Qeveria e Kosovës,  është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendos mekanizma të qartë.

“Ndikimet e ndryshimeve klimatike janë kërcënime mjedisore të shëndetit publik në Kosovë. Kosova ndikohet nga ndryshime klimatike. Në Kosovë tashmë ka elemente të ndikimit. Temat që do të trajtohen do të japin edhe konkluzione të rëndësishme për politika të vendit. Uroj që të kemi rezultate më të mira”, ka thënë Aliu, raporton “Ekonomia Online”.

Kurse, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se ka shumë mundësi të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe unionit arab. “Nga ministria do ta keni ndihmën për lehtësim të bashkëpunimeve të tilla. Ka shumë mundësi të lidhjes së kontaktit mes vendit tonë dhe unionit arab. Ne jemi të interesuar që këto marrëdhënie t’i thellojmë. Shpresoj që t’i shoh rezultatet e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Beqir Ismaili, ka bërë të ditur se do të këtë konferencë dy ditore lidhur me ndryshimet diplomatike.

“Disa ditë më parë anë e mbanë botës u festua dita e tokës. Vazhdimisht toka kërkon ndihmë nga ne me porosinë që të gjithë së bashku ta ruajmë dhe punojmë atë. Ditë kjo që festohet nga mbare bota për të bërë me dije rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ambientit. Akademia diplomatike dhe ministria e mjedisit dhe unioni arab sot dhe nesër në Prishtinë organizojmë konferencën ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës. Perspektivat në të ardhmen janë se ndryshimi i klimës është në realitet i pamohueshëm. Faktor për këtë ndryshim është zhvillimi i teknologjisë”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet.

“Shumë prej organizatave kanë tërhequr vërejtën për rrezikun e degradimit të tokës për shkak të ndryshimeve klimatike. Nga pasojat e këtyre ndryshimeve do të shkaktohen shumë vuajtje dhe ndryshime si thatësia.  Ato do ta bëjnë prodhimin bujqësor të vështirë në mos edhe të pamundur. Sipas një raporti të agjencisë meteorologjike, ato kanë arritur në përfundim se ndryshimet klimatike në Afrikë kanë ndodhur në varfërimin e kontinentit. Këto ndryshime kanë ndikuar edhe në rritjen e temperaturave dhe do të ndikojnë në pakësimin e kulturave bujqësore që do të sjellin sëmundje për bimët”, tha ai.

Kurse, presidenti i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, Nader Jaafar, ka deklaruar se ndryshimet klimatike po ndikojnë shumë në ngrohje globale dhe këtë sipas tij, e dëshmojnë ndryshimet atmosferike në Amerikë e shumë vende.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje të pengojmë emetimin e gazrave. Ndryshimet e mëdha mund të bëhen vetëm nëse veprojnë qeveritë. Secili prej nesh ka mundësi të ndikojë për të parandaluar këto ndryshime të ndryshme klimatike. Ne do të bëjmë përpjekje që të shkojmë drejt një të ardhme të qëndrueshme. Kjo po ndodh sidomos në Afrikë. Janë disa sëmundje në Afrikë dhe sidomos në vendet e Azisë. Ndryshime klimatike kanë ndikuar në shtyrjen e stinëve. Kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve të mëdha klimatike”, u shpreh ai.

No description available.

Të ngjashme