Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA arrin në Uashington, këto janë fjalët e para për rëndësinë e detyrës së tij

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku sot ka arritur zyrtarisht në Uashington.

Kjo është bërë e ditur nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ‘Twitter’, të cilët i kanë uruar mirëseardhje Sadikut.

Ata janë shprehur të gatshëm për sfidat e radhës.

“Të gjithë gati. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e tyre.

Në këtë postim ka ri-cicëruar ambasadori Sadiku, i cili është shprehur i nderuar që do t’i shërbejë Kosovës në SHBA.

“Jam i nderuar që kam arritur në Washington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme