Andi Bushati: Kurti si Kryeministër nuk mund të mbaj qëndrime radikale ndaj ndërkombëtareve

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin ‘Open’, analisti Andi Bushati tha se Albin Kurti si Kryeministër nuk mund të mbaj qëndrime radikale në dialog me ndërkombëtarët.


“Unë e kam ndjekur nga larg betejën që Albin Kurti ka bërë për çështjet e Kosovës, si Gjykata Kushtetuese, demarkacioni dhe marrëveshja me Serbinë dhe po ka të drejtë, por në një dialog me ndërkombëtarët nuk mund të mbash ato qëndrime radikale”, tha Bushati.

Me tej Bushati shtoj se Kurti si Kryeministër kërcënohet nga ‘sindroma Tsipras’.

“Unë mendoj se Albin Kurti si kryeministër kërcënohet nga sindroma Tsipras. Ndryshe është të artikulosh diçka në opozitë dhe ndryshe duhet të mbash qëndrime kur je në pushtet”, tha Bushati.

Të ngjashme