Apostolova: Jeta e qytetarëve është përmirësuar, por kjo s’është e mjaftueshme

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 10:40 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova tha se jeta e qytetarëve të Kosovës është përmirësuar, por që sipas saj, kjo nuk është e mjaftueshme, raporton Ekonomia Online.

Apostolova në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, tha se BE-ja mbetet donatori më u madh në Kosovë.

Sipas saj, kjo ndihmë ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e Kosovës.

“BE-ja është donator me i madh i Kosovës. 100 milionë euro në vit kemi investime në Kosovë. Vërtet ka përmirësim të jetës së njerëzve, por nuk është e mjaftueshme”.

“Ky forum do të tregojë arritjet e viteve të kaluara, por do të na tregojë edhe se çfarë do të bëjmë. Ministria e Integrimit Evropian ka rol shumë të madh këtu”, tha ajo, raporton EO.

“Ndihmat që i kemi ofruar në vitet e kaluara kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e Kosovës. Jam e lumtur që në fund të shkurtit u nënshkrua marrëveshja me USAID-in për sundim të ligjit”.

Më pas ajo ka përmendur sektorët në të cilët ka ngecje, por thotë se nuk duhet humbur më kohë por duhet punuar për të mbërritur efikasitet në çdo sektorë.

“Reduktimi ristrukturimi duhet të koordinohet që në mënyrë që të jetë më efikas për transparent. E njëjta vlen edhe në sektorin e punës dhe sigurinë në punë. Probleme ka edhe në sektorin e bujqësisë por ju ftoj që ti tejkaloni. Është koha të përgatiteni dhe të mos humbim kohë”.

Të ngjashme