Arifi takohet me Konjufcën, kërkon përfshirjen e Preshevës në dialog

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, sot ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjucën, duke i kërkuar përfshirjen e Preshevës në dialogun Beograd-Prishtinë.

Arifi përveç dialogut, ka kërkuar që të krijohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit, të cilin e kishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet komunale të këtij viti në Maqedoni.

“Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçantë të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës: 1. Fondin Kombëtar të Solidaritetit, 2. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Të ngjashme