Armend Muja: Kosova do të frymojë lirshëm pa ish-presidentin Thaçi

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Analisti kosovar, Armend Muja, u njohur për afërsinë e tij me Vetëvendosjen, ka bërë një status në Facebook në të cilin ka shprehur qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit në lidhje me presidentin Thaçi dhe zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Muja kishte parashikuar një fitore të lehtë për Bidenin para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, por edhe pas tre ditësh, fitorja për demokratin nuk është arritur.

Muja nuk ia qëllon as emrin me të parën zotit Biden duke e thirrur fillimisht “Jo” në vend të “Joe”.

Por, pjesa më interesante është kur implikon që Kosova do të fillojë frymimin më lirshëm pas largimit nga skena politike të ish presidentit Hashim Thaçi dhe të ish të dërguarit për dialog nga administrata Turmp, Richard Grenellit.

Në të vërtetë, Kosova pritet të ketë vështirësi edhe më të mëdha në çështjen e dialogut – duke qenë se skena politike vazhdon të mos jetë e bashkuar ndërkohë që presioni ndërkombëtar për kompromis vazhdon të rritet.

Statusi i plotë:

Jo Biden, President i SHBA-se: Sic pritej, Joe Biden President. Lajm i mire per boten e Kosoven. Keto dite ishin te hidhura edhe per Qeverine Hoti. Dy nga hisedaret kryesor te saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaci nuk jane ne skene. Ceshtja e Kosoves nuk eshte me e hapur, ajo eshte e mbyllur. Kosova do te filloj te frymoj lirshem.

Të ngjashme