Arsyetohet Kurti: Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që Serbia tenton të mbajë referendum

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 15:37 | Nga Fitore Berisha

Kryeministri Albin Kurti tha se është hera e parë që Serbia po tenton të mbajë referendum në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Sipas tij, Kuvendi e ka thënë gjithnjë fjalën e vet për çështje të sovranitetit.

“Ka diçka të veçantë sepse më herët s’ka pasur referendum të Serbisë ka pasur zgjedhje, herën e fundit ka qenë referendumi i tyre në vitin 2006″, tha ai, raporton Ekonomia Online.

“Prej se është shpallur pavarësia kjo është hera e parë që Serbia dëshiron të mbajë referendum kushtetues në Kosovë. Tash të gjithë deputetët e kanë tekstin për çka ne se përjashtojmë edhe mundësinë e kontributit të të tjerëve”.

“Kuvendi i Kosovës gjithnjë e ka thënë fjalën e vet për çështje të sovraniteti me këtë seancë kjo bëhet aktuale edhe sot, Kuvendi edhe rezolutën e vitit 2012 ka kërkuar nga qeveria është normale që Kuvendi kërkon nga qeveria dhe as tash s’ka si të jetë ndryshe”.

“Kuvendi e tregon vullnetin e vet politik dhe unë kam menduar që më së lehti është përmes kompetencës së kryeministrit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme