Atletja e njohur i bashkohet LDK-së për garën në Prishtinë, kandidon për asamble

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Atletja Vjosa Rrahmani i është bashkuar degës së LDK-së në Prishtinë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, derisa përkujtoi të arriturat sportive të Rrahmanit në “bodybuilding”, shkruan Gazeta Express.

“Sot, së bashku me Përparimin, i uruam mirëseardhje kampiones Vjosa Rrahmanit, në rrugëtimin e saj politik drejt asamblesë për Prishtinë. Vjosën e njohim të gjithë si një atlete ndërkombëtare, një ndër sportistet më të sukseshme shqiptare në bodybuilding, si fituese e 3 medaljeve të arta, në garimet ndërkombëtare, e si ish nënkryetare e Federatës së Bodybuildingut në Kosovë. Ajo ka një karrierë të jashtëzakonshme botërore”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Vjosa Rrahmani nga sot është pjesë e ekipit të LDK-së për Prishtinën.

Sot, së bashku me Përparimin, i uruam mirëseardhje kampiones Vjosa Rrahmanit, në rrugëtimin e saj politik drejt asamblesë për Prishtinë. Vjosën e njohim të gjithë si një atlete ndërkombëtare, një ndër sportistet më të sukseshme shqiptare në bodybuilding, si fituese e 3 medaljeve të arta, në garimet ndërkombëtare, e si ish nënkryetare e Federatës së Bodybuildingut në Kosovë. Ajo ka një karrierë të jashtëzakonshme botërore.

Vjosa është poashtu një afariste e përkushtuar në Prishtinë. Biznesi i saj është ndër storiet e suksesit më të këndshme në vend. Është shembull se si përkushtimi i një gruaje jep sukses. Këtë përvojë duam ta kalojmë në kryeqytet.

Nënë e Luanës, afariste e vetë ndërtuar, sportiste me plot përkushtim e sakrificë; Vjosa, ka shumë për ti dhënë ekipit tonë fitues. Prandaj dhe ndjehemi mirë kur profile të tilla shtohen në rradhët tona.

Mirë se vjen kampione! 

Të ngjashme