Avdullah Hoti: Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie – Kosova ka nevojë për Kryeministër

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për Kryeministër pasi sipas tij, kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.

Ai ka thënë se Kryeministrin Haradinaj nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që marrin dhe që kanë ndikim përtej ministrive respektive.

“Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn”.

“Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”.

Të ngjashme