Avokati i Popullit: Për dërgimin e rastit të Dakës në Kushtetuese na duhet analizë

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se nuk kanë ende një qëndrim konkret sa i përket çështjes së dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të rastit të shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së.

“Lidhur me dërgimin e rastit të shkarkimit të ish-kryetares së KQZ-së në Gjykatën Kushtetuese, na duhet një analizë për këtë rast sepse pa një vlerësim paraprak nuk mund të dalim me një qëndrim konkret”, ka thënë Qelaj për Klankosova.tv.

Ndërkaq lidhur me raportimet për shkaktimin e tij, Qelaj ka thënë se nuk është në dijeni për këtë.

“Nuk kam informacione e as indikacione. Unë jam këtu për të respektuar kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e institucionit nga çfarëdo ndërhyrje politike ose çfarëdo ndërhyrje tjetër”.

Të ngjashme