Bajqinovci: Llafazanëve të LDK-së duhet t’ua shtrijmë dorën për intelegjencën e mashtrimit

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga rradhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka sulmuar sërish ish-partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bajqinovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar deklaratat e zyrtarëve qeverisës për zhdukjen e fjalës “korrupsion” nga diskurski publik, ka thënë se në të njëjtën ditë është arrestuar nënkryetari i kësaj partie për po këtë vepër penale, njofton Klan Kosova

Bajqinovci ka thënë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka zhvatur buxhetin e qytetarëve, duke marrë pagë nga Universiteti i Prishtinës, pa shkuar asnjëherë në punë.

“Llafazanët e LDK-së, të cilëve duhet t’ua shtrijmë dorën për inteligjencën e mashtrimit të popullit, po vazhdojnë shkatërrimin e shtetit tash e sa vite, madje kësaj radhe duke marrë pushtetin ilegalisht”.

“Le të vjedhin e të shkatërrojnë shtetin sa të munden, sepse kjo është hera e fundit e tyre në pushtet. Le të bëhen bashkë të gjithë, e te shohim se a kanë guxim të garojnë kundër Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Parti e korruptuar, shtet-shkatërruese e mashtruese

Derisa po flisnin dje në Kuvend, kinse LDK-ja me qeverinë Hoti ka ndalur korrupsionin, iu arrestua nënkryetari i saj, Haki Rugova, për të vetmen arsye, korrupsion.

Në anën tjetër, kryetari i asaj partie, Isa Mustafa, ka zhvatur paranë e qytetarit të Kosovës që 4 vite, duke marrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë.

Me këtë qeveri ilegale që po ia mbajnë vetes pro-amerikan, SHBA-ja dhe BE-ja u tërhoqën nga monitorimi i Këshillit prokurorial të Kosovës, pasi sipas tyre ky sistem është shkatërruar.

Llafazanët e LDK-së, të cilëve duhet t’ua shtrijmë dorën për inteligjencën e mashtrimit të popullit, po vazhdojnë shkatërrimin e shtetit tash e sa vite, madje kësaj radhe duke marrë pushtetin ilegalisht.

Le të vjedhin e të shkatërrojnë shtetin sa të munden, sepse kjo është hera e fundit e tyre në pushtet. Le të bëhen bashkë të gjithë, e te shohim se a kanë guxim të garojnë kundër Vetëvendosjes.

Do i mposhtim aq thellë, aq sa shumë prej tyre do të tërhiqen prej jetës politike.

Të ngjashme