Bajrami-kërkesë ministrisë: Mësimi të zhvillohet në shkolla e me orar të plotë

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 11:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në fjalën e saj në Kuvend ku po diskutohet për gjendjen në arsim gjatë pandemisë, ka treguar mbi punën e Qeverisë Hoti sa i përket fushës së arsimit, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministrja e Financave, rekomandoi Qeverinë Kurti që prioritet të ketë arsimin dhe tashmë të fillojë me zbatimin e mësimit fizik në të gjitha shkollat.

“Kemi nxjerrë gjithashtu udhëzime për mësimin në distancë dhe MAShT-i ka filluar punën, poashtu kemi lansuar platformën e mësimit për të gjithë nxënësit e fëmijëve me nevoja të veçanta. Kemi qenë në kontakt me të gjithë akterët”, tha Bajrami.

“Sot mësimdhënësit nuk kanë pajisje dhe qeveria duhet të ndajë buxhet në këtë aspekt, ka shume mungesa sa i përket mjeteve, dhe ne rekomandojmë që mësimi të zhvillohet në objektet mësimore do të ishim mbështetës të plotë nëse qeveria ta ketë primare arsimin”, tha ajo.

Të ngjashme