Bazaj drejt KQZ-së për të shpallur kandidaturën e pavarur për Drenas

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 15:13 | Nga

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, do të garojë për pozitën e të parit të kësaj komune.

Ai do të kandidojë si kandidat i pavarur.

Këtë ai e kishte bërë të ditur në një intervistë për ‘Periskopin’.

Tani, Naim Bazaj është në nisur për në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor, për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Apelit për dënim me burg të ish kryetarit Nexhat Demaku për krime të luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme