Bekë Berisha i bën thirrje për reflektim të gjithë spektrit politik

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në seancën e Kuvendit në të cilën është i ftuar në interpelancë kryeministri Hoti, ka thënë se Kosova vetëm në luftë ka qenë më keq se që është sot, dhe se vendi është kah vlon.

Ai tha se kryeministrin Hoti nuk e ka votuar për shkak të vendosmërisë̈ së tij apo që ka siguri të madhe në vetvete, por që është njeri intelektual.

“Avdullah Hotin nuk e kam votu për kryeministrër për shkak se kam besu se është fort i vendosur, që ka siguri të madhe në vetvete, apo është krejt i pavarur në vendimet që merr, por për shkak se mu ka dok dhe mendojë se është intelektual i mirë i këtij vendi”, tha Berisha.

Tutje, Berisha ka folur edhe për Gjykatë Speciale.

“E di që ata çlirimtar janë̈ të pafajshëm sot, do të jenë të pafajshëm nesër, sepse të gjithë̈ janë̈ çlirimtar. Kërkoj prej teje si Kryeministrër, çka ka ndorë ky shtet e kjo Qeveri, atyre njerëzve që sot ballafaqohen me këtë gjykatë të padrejtë e cila u pat themeluar duke besu që përnime ka ekzistua ndonjë̈ shpi e verdhë diku, e dikush paska nxjerr veshka me i shit dikun e që në fund dul që asnjë̈ra nuk u përmen e krejt ish kon rrena e qe besa ne krejt këtë fatkeqësi, mirë që së paku nuk na portretizuan si kanibal. Masi tash nuk po del të ketë ekzistuar as shpia e verdhë e as hajnia e organeve, atëherë kjo gjykate qenka themelu prej rrenave tona”, shtoi ai.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anetarët e vet.

“Unë jam shqiptar edhe besoj në Zot. Por ma se paku besoj në rrena e pallavra. Për Kosovën tani duhet me dal dikush që kur ndrron koha i dhem trupi prej plagve. Kosovës i duhet një president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anetarët e vet të familjes që për këtë liri i ka në vorr. Dikush i cili të shikon në dritë të synit, e të thotë po ose jo. Dikush që e pranon mendimin ndryshe të secilit intelektual, Dikush që është ë drejtë, i nenshtrohet drejtesisë sa herë të ketë nevojë, dhe flamurin e shtetit e mban lartë”, tha ndër të tjera Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme