Bekim Haxhiu: Bekim Haxhiu: Në kohë pandemie anëtarë të VV-së u bënë milionerë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në kohë të pandemisë, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë përfituar miliona euro, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se një kompani e afërt VV-në mori mbi 3 milionë euro kontratë, e cila kishte vetëm 3 punëtorë.

“Në kohë të pandemisë, kanë ndodhur masakër me buxhetin e shtetit për përfitime personale. Prandaj është e nevojshme që të ketë një komisionin parlamentar. Janë lidhur kontrata shumë më të shtrenjta sesa kishte SHSKUK. Deri sa qytetarët tanë kanë qëndruar në shtëpi, qeveritarët tanë kanë vjedhur në pandemi, derisa bizneset qëndruan të mbyllura, qeveritarët tanë u pasuruan duke vjedhur.

“Disa kompani të afërta me VV-në mori mbi 3 milionë euro kontratë, e cila kishte vetëm 3 punëtorë”, tha Haxhiu, teksa shtoi se duhet urgjent të hetohet edhe rasti i të riut Agon Musliut, i cili vdiq në karantinë.

“1000 testet e Serbisë nuk po përdorën, e në anën tjetër, VV-ja po e shpërfaqë Serbinë si humane, madje kishte edhe mjekë që lejoj të futen në Kosovë”.

Të ngjashme