Berisha: A kemi kushte t’i pranojmë afganët në Kosovë?

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ish këshilltari i Kurtit, Durim Berisha ka bërë një reagim për refugjatët nga Afganistani, ndërsa ka duhet të shihet nëse edhe kushtet ekzistojnë për strehimin e tyre në Kosovë.

Këtë reagim Berisha e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku tutje ka shkruar se akomodimi, pedagogët social për këta persona mungojnë.

Postimi i plotë:

Gatishmeria per te pranuar refugjatet nga Afganistani, perpos vullnetit te mire, duhet te matet edhe me ekzistimin apo jo te kushteve per pranimin, akomodimin, mbeshtetjen dhe trajtimin e personave te ardhur.

Aspekti financiar ndoshta do mbulohej nga mbeshtetja nderkombetare.

Mirepo hapesirat per akomodim, pedagoget social dhe stafi per trajtim psikologjik e psikiatrik te atyre personave mungon (raportet e institucioneve gjermane tregojne se rreth 75% e personave te zhvendosur bartin me vete çrregullimet psikologjike – duke pershire kosovaret e zhvendosur ne kohen e luftes).

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditën e sotme tha se është në bashkëbisedime me Amerikën sa i përket kësaj çështje.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.

Të ngjashme