Berisha-Dugollit: Ta rujtë zoti kryeministrin Kurti

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo propozimi i tij nuk u miratua nga shumica e deputetëve.

Më pas Berisha pati një debat të ashpër me deputetin e VV-së, Enver Dugollin, për mos reagimin me kohë të institucioneve për situatën në Decan.

Sipas tij, kreun e Qeverisë nuk duhet që të thërras askush e ta informojë në lidhje me atë se çka ka ndodhur në këtë komunë, kur të gjitha të dhënat kanë qenë publike.

“Unë e kam ditur që ka njëherë 800 e më pas edhe numri ka shkuar mbi 1 400 veta. S’ka pas nevojë me më thirr askush e me më tregu. As kryeministrin s’ka pas nevojë me njoftuar. Ty zoti ta rujt kryeministrin”.

Krejt ky reagim i Berishës erdhi pas deputeti i VV, Enver Dugolli, tha se situata është tashmë e qetë dhe se u takon institucioneve lokale që të raportojnë tek ato qendrore dhe të njoftojnë me kohë, raporton EO.

“Nuk është çështje politike, por çështje emergjente. Nuk mundet niveli qendror me ditë derisa ka raport zyrtar. Nuk është mirë me politizuar këtë çështje. Fatmbarësish nuk ka shkuar gjendje të rëndë dhe situata është duke u përmirësuar. Situata është duke u qetësuar”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, pati kritika për opozitën dhe për të tijtë në lidhje me menaxhimin e situatës në Deçan ku një numër i madh i personave po kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Humolli tha se ashtu sikurse në VV që mendojnë se gjithçka është Albini, edhe opozita mendon se pa Albinin nuk ka qeveri e që sipas tij, kjo mendësi është e gabuar ku në këtë komision u kritikua pse kryeministri nuk e ka ndërprerë vizitën në Greqi.

“Brenda Vetëvendosjes mendojnë se gjithçka është Albini. Pa Albinin s’ka kurrgjë hiç. Më vjen keq por edhe opozita po thotë që qeveri pa Albinin s’ka. Ne duhet të mësojmë të respektojmë institucionet. Duhet të funksionojmë institucioni si institucion dhe mos të atakojmë shumë individin qysh ka një tendencë që gjithçka me ataku një individ”.

“Secili ka detyra. Mundet me qenë sëmurë, mundet të ketë telashe ndonjë individ, mundet me qenë presidenti, kryeministri, ministri i Mbrojtjes, por funksionon sistemi”, tha ai.

Të ngjashme