Berisha – Qeverisë Kurti: Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuaj

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se partia në pushtet e ka lëshuar bajrakun sa u përket premtimeve për kategoritë sensitive rreth pagës minimale.

Berisha ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, se me projektligjin që e solli Qeveria Kurti në Kuvendin e Kosovës, kanë lënë jashtë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, raporton Ekonomia Online.

“Premtimi kryesor dhe bajraku që e kishit në fushata zgjedhore ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh. Sot edhe po ta propozoni pagën minimale 500 euro që është e pamjaftueshme. E leshet këtë bajrak dhe i mashtruat prape qytetarët. Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja elektoral dhe faktin që nuk e keni ruajte kriterin, respektimi i kategorive të caktuara të shoqërisë. Theksin e keni fut prape të veteranët. Keni përjashtuar kategoritë qe lëngojnë nga sëmundjet kronike që u’a vështirësojnë jetën”.

“Nëse keni komplekse nga këto se s’keni qenë në kohën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri nuk është e ndershme t’i luftoni këto vlera. Sot kategoria më e diskriminuar në shoqërinë tonë janë veteranët. Ju më cicëroni këtu se e kanë bërë në të kaluarën. Keni ardh me premtimin për ndryshim urdhëroni bënë ndryshimin. Këto janë kategori morale, e jo partiake e as fushata elektorale. Zbatoni ligjin, vërtetoni se është nder”, ka Berisha.

Të ngjashme