Besian Mustafa i reagon MSH-së: Jo “termine”, por s’ka vaksina

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine për vaksinim sepse aktualisht nuk ka vaksina.

Mustafa e ka publikuar një fotografi të platformës E-Kosova ku thuhet se s’ka termine të lira për vaksinim. Togfjalëlishit “termine të lira”, Mustafa ia ka bërë një vizë të kuqe përmbi, ndërsa mbi të ka shkruar “vaksina”.

“Jo “termine”, por s’ka vaksina! Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina. 🤦🏻‍♂️”, ka shkruar Mustafa.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin se ditëve të fundit nuk po mund të aplikojnë në platformën E-Kosova për të caktuar termin, për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Atyre nuk po u jepet mundësia që në këtë platformë të caktojnë datë për marrje të vaksinës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 29 qershor, të gjitha terminet për vaksinim kundër koronavirusit janë të zëna.


Të ngjashme