Besnik Tahiri falënderon Blerim Kuçin për kontributin e tij si ministër

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Besnik Tahiri, ka reaguar pas dorëheqjes së Blerim Kuçit nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Tahiri e ka falënderuar Kuçin, për kontributin e tij si ministër.

Ai tha se kolegu i tij do ta vazhdojë aktivitetin e tij në mbështetje të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhje.

“Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqët e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare”.

“Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend. Suksese Blerim!”.

Të ngjashme