Besnik Tahiri: Jemi afër finalizimit të Strategjisë Kundër-Korrupsionit

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka thënë se janë dakorduar me Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Kryeministrit, Agjencionin kundër Korrupsionit, si dhe partnerët ndërkombëtar, Ambasadën Amerikane dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për koordinimin e përpjekjeve institucionale për luftimin e korrupsionit, përkatësisht agjendën drejt finalizimit të Strategjisë Kundër-Korrupsionit.

“U pajtuam që të shtyjmë̈ përpara dy ligjet themelore, Ligjin e Agjencisë Kundër Korrupsionit si dhe atë për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, që janë pjesë e agjendës legjislative të Qeverisë. Gjithashtu, vendosëm të angazhohemi në përditësimin e strategjisë aktuale me pozicionet që burojnë nga rishikimi funksional i sundimit të ligjit, dhe të caktojmë afate kohore të sakta”, ka shkruar ai.

Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Kryeministrit, Agjencionin kundër Korrupsionit, si dhe partnerët…

Gepostet von Besnik Tahiri am Donnerstag, 16. Juli 2020

Të ngjashme