Buja preferon koalicion me AAK-në, por s’e përjashton as Vetëvendosjen

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 23:38 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, në emisionin “Komiteti” ka folur për kombinimet e mundshme politike që do t’i bënte PDK-ja, pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe prishet koalicioni qeverisës, është normale që të vazhdojë një fushatë e ashpër ndërmjet PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi këto parti njiheshin për dallime të mëdha dhe nuk kishin asnjëherë asnjë të përbashkët, përveç disa qëndrimeve shtetërore që ndikuan në formimin e koalicionit.

Buja ka treguar se ka mundësi dhe dëshirë nga ana e PDK-së që të krijohet koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për shkak të përafrimeve që kanë me këto parti, dhe lidhjet që kanë me anëtarët e tyre.

Deputeti i PDK-së në “Komiteti” nuk ka mohuar ndonjë koalicion me Vetëvendosjen, përkundrazi ka thënë se kjo mund të jetë e mundur, dhe se PDK do të mund të krijonte afërsi me këtë parti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme