Buja thotë se mund të akuzohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 08:02 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka thënë se mund të jetë në mesin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se kjo gjykatë pritet t’i dëmtojë ata si subjekt politik.

“Sigurisht se na dëmton Gjykata Speciale dhe kjo nuk është sekret publik”, ka pohuar Buja.

Për më shumë ka thënë se edhe vet mund të jetë i akuzuar.

“Ngase edhe unë kam qenë pjesë e luftës mund të jem në mesin e të akuzuarve”, ka shtuar Buja.

Krejt këto Buja i ka thënë në intervistën ku ka folur për koalicionin PDK-LDK.

“Në qoftë se dikush pret që Gjykata Speciale të ia zgjidh problemet elektorale atëherë pse ne duhet të presim që mos t’i bëjmë para Speciales”.

“Nuk mund të shkojmë tutje pa zgjedhje të parakohshme”, ka përfunduar Buja. (Klan Kosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme