Burim Ramadani e kritikon Albin Kurtin për takimin me Gerard Depardieu

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e ka kritikuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit u takua me aktorin francez, Gerard Depardieu, në Tiranë.

Ramadani ka thënë se Depardieu është një mikë i Putinit dhe se Kurti nuk do të duhej të takohej me të.

“Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai? Sikurse ke thënë para katër vjetëve për nobelistin Handke, ‘shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet’. Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”.

Me Gerard Depardieu? Seriozisht?Gabim Albin, gabim! Po ku t'u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike…

Gepostet von Burim RAMADANI am Samstag, 26. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme