Bytyqi ngushëllon familjet e të aksidentuarve në Maqedoni

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në aksidentin e sotëm në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 13 persona e u lënduan rreth 40 të tjerë.

“Ndihem i prekur thellë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë. Tragjedi të tilla, sjellin dhembje mes nesh”, ka shkruar Bytyqi në faqen e tij në Facebook.

“Uroj të kalojnë sa më lehtë gjatë procesit të shërimit të lënduarit e shumtë”.

“Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit në këtë aksident”, ka theksuar ministri Bytyqi.

Të ngjashme