Çerkezi dhe Kizolli marrin mbështetje nga prizrenasit: Ndryshimi po vjen

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, njëherësh kandidat për deputet në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me kandidatin Beni Kizolli, kanë takuar qytetarët në lagjen e Kurillës në Prizren, raporton EkonomiaOnline.

Aty ata shpalosen programin dhe vizionin e Lëvizjes për Drejtësi, teksa kërkuan mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 6 tetorit.

Çerkezi dhe Kizolli janë dy kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi të cilët po marrin përkrahje të madhe në rajonin e Prizrenit, por edhe gjithandej vendit.

Ata garojnë në Listën e Vetëvendosjes me numër 31, përkatësisht 32.

Ky është postimi i plotë i kësaj partie në faqen zyrtare në Facebook:

Në kuadër të bashkëbisedimeve me qytetarët sonte ishim në lagjen e Kurillës në Prizren. Qytetaret e kësaj lagje kanë qenë gjithnjë nismëtarët e ndryshimeve të mëdha në Prizren. Më 6 tetor ndryshimi po vjen! #ErdhiDita #qeveriaKURTI #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32.

Të ngjashme