Daka-komisionerëve të partive politike: Do të bartni përgjegjësi penale nëse manipulohen votat

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 12:00 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka paralajmëruar komisionerët e partive politike se nëse ngriten dyshime për parregullsi në procesin e numërimit të votave ose edhe gjatë procesit të votimit, do të kenë përgjegjësi penale dhe do të ngriten kallëzime penale ndaj tyre.

“Iu drejtohem të gjithë komisionerëve të subjekteve politike që në ditën e zgjedhjeve ata t’i përgjigjen dikujt dhe ajo është KQZ-ja. Të gjithë kanë përgjegjësi penale përveç asaj penale”.

“Në ditën e zgjedhjeve të gjithë komisinerët që do të kenë edhe një dyshim më të vogël se kanë bërë manipulimin e kandidatëve apo edhe votave, do të ngriten kallëzime penale direkte në ditën e zgjedhjeve”.

“Nuk do të presim që votat verifikohen, por nëse del që ka mospërputhje të rezultateve të gjithë do të dërgohen në prokurori përkatëse dhe do të ngriten kallëzime penale”.

“Ne do ta zbatojmë këtë me përpikëri ndaj të gjithë komisionerëve mbi të cilët ekziston edhe dyshimi më i vogël”, tha Daka.

Daka tutje i bëri thirrje partive politike se çfarë komisonerë i dërgojnë në KQZ, raporton EO.

“I kërkoj subjekteve politike që t’i dërgojnë ata komisonerë, që ta kenë kujdesin se emrat e kujt i dërgojnë dhe çfarë njerëz na dërgojnë pasi ne nuk i njohim”.

Të ngjashme