Daut Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK-së për mbështetje, i fton nesër në Pallatin e Rinisë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovë Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe simpatizantëve të AAK-së, që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

Po ashtu Haradinaj tha se me secilin veç e veç ka diskutuar për rëndësinë që kanë këto zgjedhje.

‘Të nderuar qytetarë, Për shumë ditë me radhë u takuam dhe biseduam për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Duke dashur të ju falënderoj publikisht secilin veç e veç që keni ndarë kohën për bashkëbisedimin dhe angazhimin e juaj, më lejoni që të ju ftoj të merrni pjesë në mbylljen e fushatës që do të mbahet nesër, në ora 16:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ky tubim përmbyllës do të jetë edhe mesazhi i Forcës së Kosovës dhe fitores së saj me 14 shkurt. Faleminderit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Të ngjashme