Deda: Presim që në qershor Brukseli të japë lajmin për heqjen e vizave

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 19:14 | Nga Valbona Bytyqi

Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ilir Deda, ka thënë pas miratimit të demarkacionit se tash është koha që të ecet përpara.

Deda tha se presin që në muajin qershor Këshilli Evropian të jap lajmin se Kosovës i hiqen vizat.

“Tash është koha që të ecim përpara, ne presim që në qershor Këshilli Evropian të kumtojë lajmin që Kosovës i hiqen vizat”.

“Dhuna nuk i ndihmon askujt dhe as nuk sjell rezultat por për çështje të tjera e që janë më të rënda se sa demarkacioni duhet të ketë konsensus.”

Deda ka pasur një thirrje për deputetët që votuan kundër miratimit të demarkacionit.

“Thërras ata që nuk e votuan demarkacionin që të fillojnë e të mendojnë se si do të kontribuojnë tash”.

“Shpresoj që Kosova më nuk do të bllokohet me vite për çështje teknike të cilat bllokohen për interesa politike”.

Të ngjashme