Deklarimet për heqjen e doganës referencë e politikanëve për konsum propagande

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 08:37 | Nga

Deklaratat e ministrit të Shtetit për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë se nga janari i vitit 2019 do të hiqen doganat mes Shqipërisë e Kosovës më shumë shihen si referencë për konsum propagandistik dhe vota elektorale sesa si diçka që mund të ndodhë së shpejti, shkruan sot Koha Ditore.

Të mërkurën në Skenderaj, ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, u tha shqiptarëve të Kosovës se nga data 1 janar 2019 fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se ky është vendim i kryeministrit Edi Rama.

“Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më kufi klasik mes vete. Ata që vizitojnë të dyja vendet nuk do të ndalen më nga policët kufitarë të të dyja anëve. Nëse gjithçka shkon siç duhet “schengeni” i dy vendeve do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019”, tha Majko në Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme