Demiri merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Izraelit: Presim forcim të raporteve

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Ines Demiri, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Izraelit. Isaac Herzog.

Demiri ka thënë se do të forcojë edhe më tepër raportet në mes të Izraelit dhe Kosovës përgjatë presidencës së Herzog.

Ajo tutje ka falënderuar ish-presidentin Ruvi për simpatinë e treguar për Kosovën në secilin takim.

“E nderuar që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 11-të të Izraelit, Isaac Herzog në Knesset. Presim forcim të mëtejshëm të raporteve në mes të Izraelit dhe Kosovës përgjatë presidencës së Herzog. Falënderoj presidentin Ruvi për simpatinë që ka treguar për Kosovën në të gjitha takimet tona”, ka shkruar Demiri.

Të ngjashme