Deputeti i PDK-së i dërgon infuzion Kurtit: Qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për të

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka dërguar një infuzion kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku ia ka vendosur Kurtit infuzionin në vendin ku ai ulëte në Kuvend.

Më pas ai ka shkruar në Facebook në lidhje me këtë veprim, duke thënë se edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

Tutje, ai ka shkruar se qeverisë aktuale i ka humbur rruga në oborr dhe se gjendja e shëndetësisë në vend është e rëndë.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion. Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje”.

“Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme