Deputetja Musliu-Shoshi kërkon nga Qeveria trajtim të barabartë për komunitetet jo-shumicë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me një takim virtual të organizuar nga NDI Kosovo me temë “Komunitetet jo-shumicë (pas)pandemisë”.

Në këtë temë u bisedua në lidhje me kujdesin që duhet të ketë qeveria në lidhje përkujdesja shëndetësor dhe përkrahje me ushqim e higjienë.

Postimi i plotë:

Komunitetet në Kosovë, e sidomos komuniteti RAE është më i rrezikuari gjatë pandemisë Covid-19. Ata përballen me nevoja elementare të ushqimit, higjienës dhe përkujdesjes shëndetësore.

Gjatë këtij takimi virtual të organizuar nga NDI Kosovo me temë “Komunitetet joshumicë (pas)pandemisë” e theksova dallimin që është duke u bërë ndërmjet komuniteteve jo-shumicë. Ekziston dallim i madh i kujdesit shëndetësor dhe përkrahjes ndërmjet komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë në Kosovë. Ky trajtim është i pabarabartë dhe i padrejtë.

Qeveria duhet të kujdeset që të mos bëjë dallime kur është në pyetje përkujdesja shëndetësore dhe përkrahja me ushqime dhe higjienë për këta qytetarë. Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj, për edhe atë arsye secili nga komunitetet e kanë një yll në flamur, sepse të gjithë jemi të barabartë!

Të ngjashme