Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak zhvillon takime me përfaqësues të Finlandës dhe Çekisë

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka vazhduar bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka nisur të hënën.

Ai ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm finlandez dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane.

“Dy ditët e fundit kanë qenë një shenjë e qartë se BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun BEograd-Prishtinë, nën kujdesin e BE,” shkroi Lajçak në Twitter.

Të ngjashme