“Ditë të mira po vijnë për Kosovën”… Deputeti i VV-së paralajmëron koalicionin

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë vazhduar sot takimet e tyre të nisura muaj më parë.

Pavarësisht se takimi zgjati disa orë, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa vetëm deklaroi se ka përafrime të qëndrimeve dhe se do të takohen sërish nesër.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje konfirmuan takimin e nesërm.

Madje, deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci i cili duket se po jep sinjalin e parë që ky koalicion po bëhet.

“Ditë të mira po vijnë për Kosovën”, ka shkruar ish-gazetari në Facebook.

Edhe burime të tjera kanë bërë të ditur se marrëveshja tashmë është arritur dhe pas njoftimit të strukturave partiake, marrëveshja mund të nënshkruhet të enjten.

Të ngjashme