Driton Selmanaj përplaset me deputetin e VV-së

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është përplasur me deputetin e VV-së, Valon Ramadani lidhur me misionin e Televizionit Publik.

Selmanaj tha se vetëm partitë komuniste kanë pasur mision të parë edukimin dhe janë munduar ta edukojnë masën përmes mediumit publik.

Selmanaj u shpreh se deputeti i VV-së tha se misioni i parë i mediumit publik është edukimi e që sipas Selmanajt kjo ndodh vetëm në sistemet komuniste.

“Një deputet del në publik dhe thotë që misioni i parë i Televizionit Publik është edukimi, mediat kanë misioni informimin, edukimin e bëjnë shkollat dhe universitetet. Sistemet komuniste e kane përdorë mediumin publik për informim, për me tepër thotë se qëllimi kryesor është edukimi, pastaj informimi dhe zbavitja. Kjo është e turpshme me u dëgju në Kuvend”.

Pas kësaj ka replikuar deputeti i VV-së, Ramadani duke thënë se neni tre në RTK thotë se RTK-ja ka misionin informimin, edukimin dhe argëtimin, raporton EO.

“Unë desha shkurt t’ia lexoj një nen deputetit Selmanaj, neni 3 thotë RTK ka misioni informues, edukues, kulturor dhe argëtuar. Tjetër herë kish qenë mirë me i lexu nenet e pastaj me folë”.

Në kundër replikën e tij, Driton Selmanaj u shpreh se edukimin e masave e bëjnë vetëm partitë komuniste.

“Tash po më del shqetësim edhe më i madh, po të mendonte vetëm deputeti Ramadani kështu edhe do ta lokalizonim, por Grupi Parlamentar po mendojka kështu me britmat e tyre. Më shkoj koha e replikës me këtë kakofoni. Renditjen që e tha ai më herët, e vendosi si masë të parë edukimin tani e lexoj si të dytën, edukimin kontekst të emisioneve për fëmijë mund ta bëjnë edhe mediat, por edukimin e masave popullore e bëjnë vetëm partitë komuniste”.

Të ngjashme