Duda Balje flet për bashkëshortin, tregon se me çfarë merret ai

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka folur për veprimtarinë e saj dhe bashkëshortit.

Ajo ka thënë se burri saj është biznesmen dhe aktualisht ka një biznes në Maqedoninë e Veriut.

“Burri është biznesmen dhe e kemi familjarisht një restorant në Shkup të Maqedonisë së Veriut, atje e kemi edhe vajzën”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se së fundmi me vendim të gjykatës, Duda Balje ka siguruar mandatin e ri të deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme