Egjiptasit synojnë një ministri në Qeverinë e re, Berisha kërkon më shumë përkrahje

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 15:09 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria Kurti mund të ketë edhe një ministër nga komuniteti egjiptas. Përfaqësuesit e këtij komuniteti synojnë që të përfaqësohen në ekzekutiv me një ministër.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i tha Ekonomia Online se kanë zhvilluar takim me kreun e VV-së, Albin Kurti me qëllim të harmonizimit të programit.

Ai thotë se synim kanë që të përfaqësojnë interesat e komunitetit egjiptas, ngas siç thotë ai atyre nuk u është dhënë asnjëherë mundësia që të marrin përgjegjësi.

“Kërkesa e komunitetit është  që ne me qenë më mirë me pas mundësi më të mëdha edhe Qeveria me pas vëmendje më të lartë në mënyrë që ne me qenë pozitë më të mirë. Jemi duke biseduar duke u përpjekur me hartua programin me harmonizua programin tonë me programin qeveritar dhe normalisht po presim në vazhdimësi bisedimet ku të shohim së bashku me mandatarin se çfarë pozicione do të marrim ne aty”.

“Synojmë të drejtojmë ministri është një kërkesë e komunitetit e cila nuk ju ka dhënë asnjëherë më herët, d.m.th asnjëherë në të kaluarën nuk ka pasur komuniteti egjiptian që ka drejtuar ministri kryesisht  ka pasur nga komunitete tjera dhe mendoj që meqenëse votuesi ka votuar ndryshe mendoj që edhe qeverisja duhet me qenë ndryshe dhe kësaj here me ju dhanë komunitetit egjiptian drejtimi i një ministrie ku ne marrim përgjegjësi dhe jemi të gatshëm që me u dëshmua të suksesshëm dhe presim mundësi të tillë nga qeveria e ardhshme”.

“Ne jemi dy deputetë të komunitetit egjiptian dhe mendoj që kemi një bazë të mjaftueshme dhe arsyeshmërinë e kemi ta shohim të reflektojmë. Megjithatë Kosova duhet të ecë përpara dhe zhvillimi i Kosovës, ecja e Kosovës përpara ecë edhe komuniteti egjiptian. Por jemi të vetëdijshëm edhe ne si përfaqësues të këtij komuniteti në qeverisje kemi prioritet interesin e komuniteti egjiptian fillimisht sepse ne jemi të zgjedhur prej tyre”.

Ai ka folur edhe për trajtimin e këtij komuniteti pas tërmetit në Shqipëri duke shtuar se ka pasur edhe raste të keqpërdorimit të tyre.

“Me thanë të drejtë përjetimi dhe ngjarja në Shqipëri na ka tronditur të gjithëve, gjithë Kosovën pa dallim etnie këtu dhe angazhimi i gjithë neve ka qenë për tu dalë në ndihmë qytetarëve atje pa dallim dhe secili prej neve ka qenë i angazhuar edhe shoqatat edhe partitë edhe individë dhe jemi munduar t’ju dalim në ndihmë Shqipërisë me aktivitetet të cilat ne kemi mundur dhe kemi trajtuar si diçka që është e përbashkët”.

“E kemi pa pamje  jo të mirë jo të hijshme për shkak që tërmeti ka ndodhur për të gjithë atje edhe në këto situata ata që kanë menaxhuar situatën atje sepse nuk flas për nuk besoj që ka ndodhur me dëshirën e kryeministrit kjo ngjarje, ato ngjarje, ato pamje jo të mira ose dikujt tjetër”.

“Por ata që kanë menaxhuar situatën atje prej policisë prej të tjerëve që kanë qenë në menaxhim pamjet nuk kanë qenë të hijshme dhe nuk do duhej të veçonin pjesëtarë të komuniteteve. Ne kemi hasur në një grup i cili ka qenë rreth 50 vetave në Durrës dhe i cili ka qenë grup që nuk ka pasur mundësi të hyjnë në autobusët të cilët janë nisur për Kosovë dhe jemi detyruar me dërguar një autobus nga Kosova që ato familje ti marrin veçantë dhe t’i strehojmë”.

“Ndërsa në Kosovë, një pjesë e madhe kanë gjetur strehim për normalisht kemi hasur edhe aty ku ato familje që kanë hapur dyert kur kanë hasur në pjesëtarë të komunitetit egjiptian dhe rom nga Shqipëria ka pasur rezistencë dhe nuk i kanë pranuar.  Megjithatë ne përmes institucioneve përmes kolegëve nga partitë politike kemi arritur edhe këto familje t’i sistemojmë qoftë në qendra kolektive apo në vendbanime të ndryshme”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme