Elezi për nominimin e Hovenier për ambasador: ShBA-ja po e rikthen vëmendjen tek populli më pro amerikan

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Bedri Elezi, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, thotë se nominimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për ambasador të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, është premtim serioz se ShBA-ja po e  rikthen vëmendjen tek populli i Kosovës.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Nominimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, vërtet është premtim serioz se SHBA-at po e  rikthejnë vëmendjen tek populli më pro amerikan në planet.

z.Jeffrey M. Hovenier është një diplomatë i shquar, i cili përpos diplomacisë ka punuar edhe në fushën e sigurisë, një profil i cili në këto momente i duhet vërtet shumë Kosovës.

Që nga viti 1999, Kosova asnjëherë nuk ka pasur nevojë më shumë se aktualisht të ketë një ambasador të popullit me të cilët Kosova ka marrëdhënie të jashtëzakonshme si z Jeffrey M. Hovenier. Situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon viteve të fundit, e veçanërisht në vitin 2021 është tejet e brishtë, gjithashtu pozicionomi i strukturave të dyshimta sekrete inteligjente, të shteteve të cilat janë kundër lirisë dhe demokracisë siç janë: Rusia, Serbia, Kina, Irani etj. I ka krijuar rrethanat për një ripozicionim të SHBA-ve në Kosovë dhe rajon, andaj nominimi i Jeffrey M. Hovenier ishte me siguri i domosdoshëm.

Uroj që z. Jeffrey M. Hovenier, të fillojë sa më parë ushtrimin e detyrës së ambasadorit në Kosovë, dhe po ashtu edhe Kosova të filloj stabilitetin e sajë në sigurinë kombëtare.

Të ngjashme