Eman Rrahmani kërkon nga ministrja e drejtësisë ta tërheq Kodin Civil

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pavarësisht se Kodin Civil e konsideron si të rëndësishëm, ai tha se nuk pajtohet dhe nuk mbështet për shkak të nenit 1138, raporton Ekonomia Online.

Ai kërkoi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që ta tërheq këtë Projekt Kod dhe ta rishikoj.

“Unë personaisht mendoj që ky kod është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin. Por jam kundër në këtë mënyrë qysh ka ardh sot në kuvend, për shkak të nenit 1138, pika 2 dhe pika 4 e këtij neni. Pika dy thotë që bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara, kushtet dhe procedurat rregullohen me ligj të veçantë. Pika katërt, ku shkruhet të martuarit dhepartnerët në bashkësi civile gëzojnë të drejtat dhe detyra reciproke në bazë të këtij kodi. Unë e kisha lut ministren e drejtësisë sinqerisht që me që u tha në lexim të dytë e ka të drejtën e tërheqjes dhe ndryshimit në pika të caktuara që vendi të mos mbet pa kodin civil. E kisha kërku që ta tërheq këtë projekt kod sot, ti largojë këtë do pika dhe të vije pa këto dy pika të nent 1138”, tha Rrahmani, raporton Ekonomia Online.

Rrahmani tha se edhe në bazë të diskutimeve në mes të pozitës e opozitës nuk u arrit të kuptohet se çka thuhet në pika të këtij neni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme