Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, kanë shuar Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE) dhe ka bartur përgjegjësitë e MIE-së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Kjo gjë po shihet si vendim i mirë nga ana e Institutit EPIK.
“Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë për ri-organizimin e strukturës institucionale përgjegjëse për procesin integrues dhe një gjë të tillë në fakt e kemi rekomanduar në tetor të vitit 2019, në përputhje me përvojat më të mira të vendeve të rajonit dhe vendeve të cilat tani më janë bërë shtetet anëtare të BE-së”, thuhet në komunikatë.
Por shqetësuese për këtë institut është mungesa e adresës politike në kuadër të Qeverisë së re për procesin integrues dhe krijimin e boshllëkut institucional në mungesë të një plani efecient të tranzicionit të MIE-së.
Komunikata e plotë
Qeveria e re e Republikës së Kosovës ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE) dhe ka bartur përgjegjësitë e MIE-së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë për ri-organizimin e strukturës institucionale përgjegjëse për procesin integrues dhe një gjë të tillë në fakt e kemi rekomanduar në tetor të vitit 2019, në përputhje me përvojat më të mira të vendeve të rajonit dhe vendeve të cilat tani më janë bërë shtetet anëtare të BE-së.
Sidoqoftë, sot dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë për mungesën e adresës politike në kuadër të Qeverisë së re për procesin integrues dhe krijimin e boshllëkut institucional në mungesë të një plani efecient të tranzicionit të MIE-së.
Shuarja e MIE-së është bërë – por çfarë tani? Nëse deri dje partnerët tanë Evropian kanë pasur adresë Ministrin e Integrimit – kush është adresa e tyre politike tani?
Tani më janë emëruar ministrat e rinj të Qeverisë dhe janë ndarë përgjegjësitë institucionale në përputhje me Vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë dhe Rregulloren e Qeverisë për Fushat e Përgjegjësisë dhe Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ndërsa ne ende nuk e dimë se kush do të jetë adresa politike e procesit më strategjik të vendit brenda Qeverisë së Kosovës. Mungesa e një vendimi politik për procesin më strategjik të vendit është indikacion i mungesës së vëmendje dhe përgjegjësisë politike për procesin i cili gëzon përkrahjen e 90% të qytetarëve.
Po ashtu, presim që Qeveria urgjentisht të prezantoj një plan të qartë të tranzicionit institucional të MIE-së drejt strukturës së re qeveritare – Agjencisë për Integrim Evropian (AIE), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Mungesa e një plani të tranzicioni efecient do të krijoj boshllëk politik dhe paqartësi institucionale duke dëmtuar kështu agjendën integruese të vendit.
Në këtë drejtim, Qeverinë e presin katër hapa drejt strukturës së re institucionale për integrim evropian:
Në këtë drejtim, dëshirojmë të rikujtojmë Qeverinë se MIE ka koordinuar proceset e rëndësisë jetike në emër të Republikës së Kosovës, siç janë:
Prandaj, duke pasur parasysh rëndësinë e procesit integrues dhe përgjegjësitë e deridjeshme të MIE-së, ftojmë Kryeministrin Hoti që urgjentisht të emëroj njërin nga Zëvendës Kryeministrat përgjegjës për procesin e integrimit Evropian, si dhe të merr përgjegjësi politike për procesin integrues duke siguruar një tranzicion efecient të MIE-së në Agjencinë e re për Integrim Evropian me miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Themelimin e AIE-së.