“Fëmija shkoi e u përplas te makina”, Deliu: Çfarë deklarate është kjo ministre

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka deklaruar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, pas aksidentit të shkaktuar në Dragodan të Prishtinës.

Deputetja Deliu-Kodra, i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës, për të cilin raportohet se është dërguar për trajtim në QKUK, teksa i ka bërë thirrje ministres që të ketë kujdes me deklarimet e saj.

Reagimi i plotë i deputetes:

https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/7369321706472480

Rozeta Hajdari shkeli me veturë një fëmijë dje në Prishtinë. Heshti tërë ditën, kurse në mbrëmje dha një arsyetim irritues. Tha se “fëmija u përplas me veturën e saj”. Por, raporti i policisë tregon se Ministrja kishte tejkaluar shpejtësinë në momentin e aksidentit.

Të ngjashme