Gashi: Aktakuza e ngritur nga Prokuroria për Thaçin dhe Veselin është lajm i keq për të gjithë shqiptarët

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Gashi ka thënë se Gjykata Speciale e bëri publike aktakuzën e parë të ngritur nga Zyra e Prokurorit special në kundërshtim me rregullat e saj ligjore.

“Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykatë Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe Ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake”.

“Është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët në përgjithësi , për ne Shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish pjesëtarët e UÇK-së”.

“Askush nuk do të duhej të gëzohet për ngritje të aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës dhe për ish-Kryeparlamentarin e Kosovës. Ditë e keqe dhe e rëndë për Kosovën”, ka thënë Gashi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme