Gashi dhe Haxhiu përplasen rreth ndryshimit të rregullores për Konferencën e Kryetarëve

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e komisionit për Legjislacion, Rregulloren e Kuvendit, Imunitete, Mandate, Albulena Haxhiu, ka folur lidhur me ndryshimin e rregullores ku përfshihet edhe Konferenca e Kryetarëve ku tha se kërkesa e Arben Gashit nga LDK-ja ka qenë që të përfshihen edhe nënkryetarët, përveç kryetarit të Kuvendit dhe Grupeve Parlamentare (GP)

Sipas saj mjaftojnë vetëm shefat e GP-ve, raporton Ekonomia Online.

“Konferenca e kryetarëve, nuk kemi pas pajtueshmëri. Ky është një organ i ri që është konferenca e kryetarëve që fuqizohet më shumë nga kryesia, që përbëhet nga kryetari i Kuvendit dhe shefat e GP-ve, por këtu nuk kemi pajtueshmëri. Arben Gashi ka kërkuar që edhe nënkryetarët e Kuvendit të jenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve. Unë mendoj që nuk është mirë të propozohen edhe nënkryetarët, se vetëm shefat e GP-ve janë të mjaftueshëm”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur problem Konferencën e Kryetarëve. Ai ka thënë se koncepti i parë ka qenë problematik dhe ant-i kushtetues.

“Problemi kryesor ka të bëjë me Konferencën e Kryetarëve. Koncepti i parë i cili ka qenë është absolutisht i papranueshëm. Është problematike dhe anti-kushtetuese, sepse tenton që nëpërmjet një trupe që është Konferenca e Kryetarëve, pra Kryetari apo Kryetarja e Kuvendit të ketë një trupë tjetër jashtë kryesisë së Kuvendit që do të merret me çështje specifike, do të miratojë rendin e ditës dhe çështje tjera të cilat janë anti-kushtetuese, sepse mënyra e funksionimit të Kuvendit rregullohet mbi bazën e kriterit të përfaqësimit politik në kryesinë e Kuvendit. Pra, nënkryetarët e Kuvendit përbëjnë Kryesinë e Kuvendit sipas forcës politike që rregullohet me Kushtetutë. Kjo ide ka qenë si ide duke i parë disa individë në kryesi, si individë me ndikim sipas forcës politike nga partitë politike që vijnë dhe vullneti i partive të vogla apo edhe vullneti i disa individëve ta partive të mëdha t’i eliminojnë individë nga forca e ndikimit në politikë ka quar deri aty që të propozohet Konferenca e Kryetarëve që është model i vendeve fqinje dhe që nuk është rasti më i mirë i parlamentarizmit”.

Albulena Haxhiu, ka replikuar në emër të komisionit, duke thënë se nuk e kupton ndryshimin e qëndrimit të Arben Gashit.  Sipas saj Avdullah Hoti e ka mbështetur këtë vendim.

“Kur e pash Arben Gashin duke folur mendova se e kemi hequr kryesinë e Kuvendit.  E kemi diskutuar gjatë që Konferenca e Kryetarëve është një mekanizëm i mirë që shprehet vullneti politik i Grupeve Parlamentare. Në vazhdimësi kemi diskutuar këto çështje në komisione. Nuk po i kuptoj qëndrimet që po ndryshojnë brenda ditës dhe natës, kur Hoti para disa javësh ka mbështetur këtë vendim”.

Pas replikës së Haxhiut, Gashi ka kundër-replikuar, duke thënë se nuk mund të formohet një trupë e Kuvendit në të cilën vendos pakica.

“Nuk mund të krijohet një trupë kuvendore në të cilën merrë vendim pakica, prishet ideja e vendimit demokratik. Është e papranueshme prej LDK-së”.

Të ngjashme